MENU
klinika

Detajet

Dosja 339, Vangjush Dako dëshmon tek Krimet e Rënda

18.05.2019 - 20:25

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është thirrur kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Mësohet se Dako ka dëshmuar për rreth pesë orë gjatë ditës së enjte tek Krimet e Rënda në lidhje me përgjimet për dyshime për shitblerje të votës në zgjedhjet e 2017.

Kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni, ndërsa hetimet janë mjaft sekrete, e për këtë nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.

Dako është pyetur nga dy prokurorë të enjten, nga ora 15.00 deri në orë 20.00.

Numri një i Bashkisë së Durrësit është marrë në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin