Ditën e djeshme, këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Irma Libohova, e ftuar në një emision televiziv ka folur për këngën e saj më të re por ka zbuluar dhe shumë të pathëna nga karriera e saj.
Irma ka rrëfyer për vitet e para të karrierës së saj ku siç tregoi nuk ka pasur veshje për të dal në festivale dhe për këtë arsye u kërkonte borxh mikeshave të saj.
“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarde.
Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. Mi jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt.
E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’i kanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jashtë shtetit.
Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot.”, ka treguar këngëtarja.