MENU
klinika

The Guardian

Shumë vonë për ta shpëtuar marrëveshjen e May

23.05.2019 - 16:13

Kishte një erë dëshpërimi për përpjekjen e fundit të Theresa May për të marrë miratimin për marrëveshjen e saj për të dalë nga Bashkimi Evropian. Ajo bëri dy koncesione kryesore.

Së pari ajo iu deputetëve një votim për një marrëveshjedoganore me bllokun më ndryshe nga sa parashikohej më parë.

Së dyti, ajo tha se është e hapur për një referendum të dytë.

Kryeministrja beson se Britania do të vuante nëse deputetët votojnë për secilën ose të dyja këto opsione, por ajo është e gatshme të sakrifikojë parimet për mbështetjen e kundërshtarëve të saj.

May thotë se ajo do të sjellë projektligjin e marrëveshjes së tërheqjes kur parlamenti të kthehet në qershor. Duket e pamundur që May të ketë bërë mjaftueshëm për të bindur kritikët e saj.

Marrëveshja e saj tashmë është hedhur poshtë tri herë. Problemi ka qenë që marrëveshjet e mëparshme të May do ta kishin vendosur Britaninë shumë larg orbitës së Evropës për deputetët laburistë dhe jo aq larg për shumë deputetë konservatorë.

Prandaj deputetët do të votojnë për një “ofertë të re të guximshme”. Është e vështirë të shihet se çfarë mund të garantojë kryeministrja kur ajo është në prag të dorëheqjes.

Tani kanë nisur zyrtarisht zgjedhjet europiane dhe Partia e Brexit e Nigel Farage ka të ngjarë të fitojë më shumë vota se çdo parti tjetër..

May paralajmëroi deputetët e saj se në qoftë se ata e refuzonin këtë marrëveshje atëherë opsionet do të ishin ose një marrëveshje e shkatërruar, të cilën parlamenti do ta bllokonte; ose zgjedhje të përgjithshme, me kërcënimin e Jeremy Corbyn për të marrë pushtetin; ose një referendum të dytë që mund ta anulojë fare Brexit.

Kushdo që do ta  pastrojë këtë rrëmujë do të duhet të merret me Brexit dhe shkaqet e Brexit.

Pakënaqësitë mbi diskriminimin politik dhe ekonomik duhet të trajtohen. Një politikë e re do të nevojitet për të balancuar çështjet e sovranitetit brenda një sistemi të globalizuar; dhe nocionet e identitetit brenda një kombi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”