MENU
klinika

Lezhë

Emërohet prefekti i ri, emër i rëndësishëm i PS

24.05.2019 - 13:19

Në Lezhë është emëruar prefekti i ri. I zgjedhur i ri në krye të këtij institucioni pas shkarkimit të Gjergj Prendi është Gjokë Jaku.

Jaku është një nga eksponentët më të rëndësishëm të Partië Socialiste në Lezhë.

Ai ka mbajtur shumë funksione publike që nga prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i PS, zv.ministër i Bujqësisë e deri tek zv.kryeregjistrues i Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave.