Më i pasuri është Harry Triguboff me 9.2 miliardë USD (sot 23 maj 2019), i ndjekur nga Anthony Pratt me 7.4 miliardë dollarë amerikanë.
Pesë nga dhjetë vendet e para në listën e njerëzve më të pasur të Australisë janë anëtarë të komunitetit hebre.
- Harry Triguboff
Manjati i pronave të patundshme, Harry Triguboff, drejtor i Meriton, renditet numri 2 në Australi, me një pasuri 9.2 miliardë dollarë amerikanë. Përveç që është zhvilluesi kryesor i vendit për blloqet e apartamenteve, 86-vjeçari raportohet të ketë rreth 4,500 dhoma hoteli.
- Anthony Pratt
Anthony Pratt nga Melbourni me prindër polako-hebrenj me 7.4 miliarë dollarë amerikanë (sot 23 maj 2019, “Forbes”) renditet i 3-ti. Kompania e tij, Visy Industries, është prodhuesi më i madh në botë i paketimeve dhe drejton fabrika ricikluese në të gjithë SHBA.
- Frank Lowy
Numri 6 në listë është Sir Frank Lowy, i cili është bashkë-themelues i kompanisë tregtare Westfield. Ai kohët e fundit siguroi një marrëveshje me vlerë 22 miliardë dollarë për shitjen e komplekseve të tij tregtare në SHBA dhe Europë kompaninë franceze Unibail-Rodamco. Lowy ka 6.5 miliardë dollarë amerikanë.
- Ivan Glasenberg
I lindur në Afrikën e Jugut, Ivan Glasenberg zotëron 8.4% të Glencore, tregtari më i madh i mallrave në botë, i cili është shefi ekzekutiv. Ai jeton në Zvicër, por u bë shtetas australian në vitet 1980. Ai ka një pasuri të raportuar prej 6.85 miliard dollarë australianë, ose 5.18 miliardë dollarë amerikanë.
- John Gandel
John Gandel është 8-ti më i pasur. Është drejtori i Grupit Gandel, i cili drejton një portofol të madh të pronave. Pasuria e tij e vlerësuar është 4 miliardë dollarë amerikanë.
Ka edhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit hebraik qe kane disa qindra miliona dollarë./ IzraeliSot