Ministri ne detyre per Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar pas raportit te KE ku u rekomandua hapja e negociatave per Shqipërinë.
Ne nje postim te bere ne Facebook, Cakaj shprehet tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës.
Postimi i ministrit:
“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:
Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!
Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë”, shkruan Cakaj.