07.06.2019 - 08:45
Gjatë natës në Mat janë djegur dy makina, të cilat janë në pronësi të kryetares së PD-së në Ulëz.
Mësohet se dy makinat janë në pronësi të Gjelina Kalthit, e cila është edhe administratore e njësisë administrative Ulëz, në Bashkinë Burrel.
Ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me rrethanat apo shkakun e djegies së automjeteve.
Në momentin që kanë shpërthyer në flakë, dy makinat kanë qenë pranës banesës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dyshimet e para