Pas 1.059 ditësh në krye, kryeministrja Theresa May nuk është më udhëheqëse e Partisë Konservatore në pushtet.
Ajo do të qëndrojë si kryeministre derisa të gjendet një zëvendësim,.
Gjatë kohës së saj si kryeministre, Theresa May nuk arriti të përfundonte detyrën e saj më të rëndësishme: Brexit.
Votuesit e Britanisë së Madhe kishin mbështetur përfundimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2016.
Dy vjet e gjysmë më vonë, u dha një plan i rënë dakord nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE, duke përcaktuar se si do të ndodhte Brexit.
Por disa deputetë konservues mendonin se ishte një “marrëveshje e keqe” dhe disa nga ministrat e May dhane dorëheqjen. Përpjekjet për mbështetje deshtuan dhe marrëveshja e Brexit u kundërshtua në tri raste.
Gara tashmë ka filluar per zevendesuesin e May. Deri tani jane gjithsej 11 kandidatë. Boris Johnson, është favoriti. Ai është ish-sekretar i jashtëm dhe kryebashkiak i Londrës. Nga 11 kandidatët, vetëm dy janë gra.
Fituesi ka nevojë për mbështetjen e deputetëve konservatorë dhe të anëtarëve të partisë. Për t’u emëruar, kandidatët kanë nevojë për nënshkrimet e tetë deputetëve të tjerë. Konkursi përfundon me një votim të hapur për ata që kanë paguar të jenë anëtarë të Partisë.
Kjo do të thotë se vetëm 124,000 njerëz do të zgjedhin udhëheqësin e ardhshëm të një vendi me më shumë se 65 milionë njerëz. Shumica e anëtarëve të partisë janë mbi 55 vjeç dhe një shumicë e madhe janë nga klasa e lartë shoqërore.