Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është kthyer nga Berlini me një premtim të ri nga kancelarja.
Përsa i përket “kërcënimit” që Zaev bëri se nëse nuk merret datë për fillimin e negociatave në qershor ai do të kthejë mandatin për formimin e qeverisë, ende nuk dihet nëse kryeministri ka ndryshuar qëndrim.
“Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura”, këto janë porosit që sipas delegacionit maqedonas i mori sot në Berlin kryeministri Zoran Zaev nga kancelarja Angela Merkel.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se shtatori mbetet muaji kur Budenstagu do të debatojë dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.