19.06.2019 - 14:30
Përplasje të shumta e të dhunshme janë shënuar në KZAZ-të e Burrelit.
Militantë të Partisë Demokratike janë përballur me policinë, teksa tentonin të nxirrnin jashtë materialet zgjedhore.
Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur vëllai i kreut të PD-së në këtë qytet.
PD njofton se ai quhet Alfred Lika, dhe sipas Partisë Demokratike ai është goditur nga Forcat Speciale sipas selisë blu.
Ndërkohë njoftohet se ai është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zgjedhjet vendore