MENU
klinika

Reagimi pas protestave

Putin ndalon fluturimet e linjave ajrore për në Gjeorgji

22.06.2019 - 10:20

Vladimir Putin ka ndaluar fluturimet e linjave ruse për në Gjeorgji, një ditë pasi një vizitë e ligjvënësit rus në vend shkaktoi përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

Ndalimi është një përshkallëzim serioz në tensionet ndërmjet vendeve fqinje, të cilat luftuan në vitin 2008.

Pezullimi i fluturimeve është projektuar për të ushtruar presion mbi industrinë e turizmit të Gjeorgjisë, që përbënte 7.6% të PBB-së së vendit në 2018. Më shumë se 1.4 milion rusë vizituan Gjeorgjinë vitin e kaluar.

Putin e nënshkroi dekretin të premten mbrëma, duke thënë se pezullimi i fluturimeve ishte i domosdoshëm për të mbrojtur “sigurinë kombëtare të Federatës Ruse”.

Sipas dekretit, linjat ajrore ruse do të ndalojnë fluturimet duke filluar nga 8 korriku. Dekreti gjithashtu urdhëroi parlamentin të sigurojë kthimin e shtetasve rusë aktualisht në Gjeorgji dhe rekomandon agjencitë turistike që të mos dërgojnë klientë rusë në Gjeorgji.

Pezullimi i fluturimeve erdhi pasi gjeorgjianët protestuan kundër një vizite nga një deputet rus i cili u lejua të kryesojë një seancë parlamentare të enjten. Më shumë se 200 vetë u plagosën në përleshjet jashtë ndërtesës së parlamentit në qendër të Tbilisit.

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj protestave, duke i quajtur ngjarjet “një provokim anti-rus”.

Protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë për një natë të dytë protestave të premten në mbrëmje, duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përshkallëzohen tensionet

Incidenti Rusi-Ukrainë/ NATO në dilemë