Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në plazhin e Durrësit.
Një pushues 31-vjeçar, i cili u zhduk gjatë ditës së djeshme është gjetur i pajetë në plazhin e Currilave.
I riu është identifikuar si Doland Molla, 31 vjeç, nga Skrapari.
Ai humbi kontaktet me miqtë ditën e djeshme, teksa ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.
I riu u denoncua i humbur nga shokët e tij, ndërsa policia u vu menjëherë në kërkim tokësor dhe detar. Pas një dite kontrollesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.
Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.
31-vjeçari u denoncua u humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00.