Hapësirat për plazhe publike vijojnë të jenë shqetësim në bregdetet e vendit.
Në Shëngjin Prefekti dhe agjencia e bregdetit kanë kërkuar më shumë hapësira, duke shtuar se zona e Kunes nuk mund të zhvillohet si plazh publik, pasi nuk plotëson asnjë standard për të qenë e tillë.
Në plazhin e Shëngjinit mungojnë hapësirat publike për pushuesit. Shqetësimi është ngritur gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Prefekti i Lezhës Gjok Jaku dhe përfaqësuesja e e Agjencisë së Bregdetit Malvina Murati u shprehen se nuk mund të quhen plazhe publike zonat e braktisura siç është pjesa fundore e Kunës.
Ndërsa, administratori i Shëngjinit Gjok Deda tha se në Shëngjin janë 3 plazhe publike në zona të frekuentuara dhe me standarde.
Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se 20% e plazheve duhet të jenë publike, ndërsa 80% t’ju jepet për shfrytëzim privateve.