Udhëheqja 10-vjeçare e filmit Avatar në listën e filmave me fitimet më të mëdha ka përfunduar.
Të Dielën, fitimet e filmit të super heronjve të Marvel, Avengers: Endgame, kanë shkuar në 2.7902 miliardë dollarë, në krahasim me filmin e regjisorit, James Cameron, i cili ka arkëtuar 2.7897 miliardë dollarë, e që deri më tani ka qenë i pari në listë.
Ekzekutivi i Marvel, Kevin Feige përgëzoi arritjet e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara.
Në një ceremoni të mbajtur në San Diego, Marvel ka bërë të ditur se do të realizojë edhe 10 filma tjerë me superheronj.
Filmi i me aktorët e famshëm Rober Downey Jr si Njeriu i Hekurt, Scarlett Johansson si Black Widor dhe Chris Hemsworth si Thor, grumbulloi 629 milionë dollarë në Kinë, 105 milionë dollarë në Korenë e Jugut dhe 85 milionë dollarë në Brazil.
Filmi është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, i par rezistueshëm dhe shumë i kënaqshëm nga kritikët. Nga 10 filmat e ardhshëm, 7 prej tyre do të debutojnë vetëm në 2021 tha Marvel.
Avengers:Endgame grumbulloi 1.2 miliardë dollarë vetëm në ditën e parë të debutimit nëpër teatro në Prill.