MENU
klinika

Detaje...

Katy Perry humb gjyqin, kënga e saj e kopjuar!

31.07.2019 - 15:59

“Dark Horse” e Katy Perry-t është e kopjuar.

Kënga është e vjedhur dhe të drejtat e saj i përkasin reperit Flame për këngën e tij “Joyful Noise”.

Gjykata ka vendosur kundër Katy Perry-t dhe çështja përpara drejtësisë është drejt mbylljes.


Mësohet se shumë shpejt do të jepet dhe verdikti përfundimtar sipas të cilit do të vendoset shuma përkatëse e dëmshpërblimit që do japë Katy dhe bashkëpuntorët e saj për reperin e njohur.

Flame, emri i vërtetë i të cilit është Marcus Gray, argumentoi se “Dark Horse” shkeli të drejtat e tij të autorit duke përdorur një beat të njëjtë nga kënga e tij pa leje, sipas deklaratave të gjykatës.

Avokatët e Perry-t argumentuan, pjesërisht, se pjesa në fjalë ishte shumë e zakonshme dhe e shkurtër për t’u mbrojtur nga të drejtat e autorit, sipas “Rolling Stone”.