07.08.2019 - 11:35
Në një kohë kur sot zhvillohet konstituimi i këshillit bashkiak të Klosit, simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para këtij institucioni për të protestuar.
E pranishme mes demokratëve, ish-deputetja Dhurata Çupi pohoi se ata nuk do të pranojnë pushtimin e institucioneve.
“Këto janë zgjedhje farse, të paligjshme. Presidenti po tenton t’i riktheje vendit normalitetin. Presidenti po i jep shtysë zhvillimit të vendit”, -tha Çupi.
Kujtojmë se Ilmi Hoxha, që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të zëvendësojë Basir Çupën.