Shtatë muaj pas ndarjes me këngëtarin e njohur Zayn Malik, modelja Gigi Hadid u pa në shoqërinë e Tyler Cameron.
Ata u fotografuan duke dalë së bashku dhe mbrëmjen e kaluar Tyler fjeti në shtëpinë e Gigi-t, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë të re mes tyre.
Teksa Gigi shijon njohjen e re, Zayn ka marrë vendimin e rëndësishëm të shesë shtëpinë e tij, ku ka qëndruar edhe me modelen.
Ai ka vendosur t’i japë vlerën 10.8 milionë dollarë apartamentit të tij super luksoz me pamje fantastike nga qyteti i New York-ut.
Vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre, Gigi dhe Zayn ishin parë ta frekuentonin këtë vend, i cili mesa duket tashmë i sjell Zayn-it kujtime të Gigi-t. Me siguri për këtë arsye, ai ka vendosur ta shesë.