MENU
klinika

Situatë e tensionuar në Kamëz

Thyhet dera e Bashkisë, Rakip Suli ‘i zë karrigen’ Xhelal Mziut

07.08.2019 - 16:48

Rakip Suli ka hyrë në bashkinë e Kamzës si kryetar i dalë nga votimet e 30 qershorit, pas 12 vitesh që kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.

Dera e jashtme e godinës është thyer pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme.

Si për të treguar forcën, rreth godinës janë mbledhur mbështetës të Sulit, të cilët e kanë shoqëruar deri brenda.

Para se të ulej në karrigen e kryetarit, Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, të cilëve iu ka munguar shërbimi nga bashkia e Mziut.

Ai tha se iu shërbejë të majtëve e të djathtëve.