MENU
klinika

Deklarata

Përfundon takimi me Kryemadhin/ Basha: Po punohet ligji për…

04.09.2019 - 11:50

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi duke ndarë një nga shqetësimet kryesore të opozitës që ka të bëjë me dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum.

Basha i ka cilësuar koncesione të hajdutërisë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën ligj për të vjedhur.

“Çështja që ka plasur, skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive.

Për tek Milot-Balldren duan të bëjnë të paguajnë shqiptarët një çmim 5 herë më të lartë se çmimi real. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë-Orikum.

Ka një analizë të plotë të dëmit që i sjell buxhetit, parave të shqiptarëve. Është rrëzuar dekreti i presidentit dhe këto dy koncesione do miratohen në parlament. Ky nuk heq dorë nga grabitja e vjedhja. Nuk ka plan tjetër as ky njeri dhe kupola e tij përveç vjedhjes.

E dyta është se kjo ndërtesa që ndodhet pas selisë sonë që duhet të ishte vendi ku frenohet pushteti është kthyer në një noter të hajdutërisë. Shqiptarët kësaj i thonë vjedhje me ligj. Ligji po bëhet për të vjedhur. Po bëhet që ata që kanë vjedhur të mos shkojnë në burg.

Me Ramën nuk ka dhe as do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim por vetëm vjedhje e grabitje. Sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri, këtë kryeministër hajdut aq më mirë do të jetë për njerëzit.

Aq më shpejt do t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, ndihmojnë të varfërit dhe nxjerrin vendin nga kriza. Ky është shqetësimi i kësaj, jave, nuk është gjë e re. Jemi të vendosur ta denoncojmë këtë aferë”, deklaroi Basha.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!