MENU
klinika

Ushqimet që duhet të konsumoni

Dieta më e mirë për vjeshtën

05.09.2019 - 20:15

Në vjeshtë aroma e thellë e agrumeve rivjen në kuzhinë, së bashku me ngjyrat e kuqerremta për të evokuar fuqinë e diellit. Por kujdes, portokallet nuk janë i vetmi burim i vitaminave.

E dini për shembull që Rosehipi, fruti kokërrvogël me ngjyrë të kuqe që rritet në fushë, është i pasur më shumë me vitaminë C se portokalli? Ja këshillat për të forcuar imunitetin me ushqime të shijshme.

Në mëngjes – Rikthehet koha e agrumeve që çmendin me aromë kuzhinën. Për mëngjes zëvendëso qumështin me një lëng portokalli dhe qitroje, në mënyrë që të nxisësh qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin e në të njëjtën kohë të luftosh celulitin. Agrumet jo vetëm përmirësojnë brishtësinë e kapilarëve, por influencojnë pozitivisht apatinë dhe pagjumësinë.

Përfitimet – Të pasur me acide organike dhe acid citrik, që tek limonët arrin deri në  6%, agrumet përmbajnë afërsisht 50 mg vitaminë C për 100 g fruta, përpos vitaminave B1, B2, B3. Në qoftë se të mërziten lëngjet e përditshme të portokalleve dhe qitrove mund t’i shtosh mandarinë, finok, ananas e majdanoz për të përftuar një lëng miks frutash që është shumë i shëndetshëm për organizmin.

Pazari i duhur dhe recetat – Zgjidh papaja, ananas e kivi, të pasura me vitaminë C dhe të shkëlqyer për t’u shijuar me kos, të grira në të. Sill në tavolinë jeshilllëqe, për të përgatitur më me fantazi sallatëra të ndryshme dhe antipasta me bazë proteinat. Në këtë periudhë rivijnë brokolit, lulelakrat e lakrat: shfrytëzoji për një pjatë pasta ndryshe nga e zakonshmja. Për të shoqëruar supën për shembull një sallatë të nxehtë.

Esëll – Shtrydh lëngun e limonit të freskët në një gotë ujë të ngrohtë për ta pirë në mëngjes esëll: do të përmirësojë funksionimin e zorrëve. Limoni është i pasur me acid citrik, vitamina të grupit B, C, P dhe i varfër me kripëra minerale. Përpos kësaj, mbart shumë pak sheqerna dhe lëkura e tij ka me shumicë vitaminë A. Baktericidi, toniku i sistemit  nervor, limoni ndihmon në asimilimin e hekurit. Ky frut i verdhë me aromë të mirë lufton gjithashtu dhimbjet e gojës  dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes duke frocuar sistemin imunitar.

Erëzat – Timo (në familjen e rigonit) mbart doza të vitaminës C, ashtu si speci i kuq djegëz dhe majdanozi. Falë barërave aromatikë dhe erëzave është më e lehtë t’u japësh shije ushqimeve duke mbajtur nën kontroll ndjesinë e urisë.