MENU
klinika

Horoskopi, 15 shtator 2018

Dashi

Do të përballeni me disa probleme që do t’ju shqetësojnë shumë. Bëni mirë të bëni pushim dhe të qetësoheni. Do të realizoni disa plane të rëndësishme, të cilat do t’ju sjellin mjaftueshëm të ardhura. Do të kaloni një ditë të mrekullueshme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Do të realizoni një udhëtim shumë të këndshëm me miqtë tuaj. Kontrolloni sjelljen pasi mund të mërzisni familjarët. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike. Do të kënaqeni pafund, kur të përfundoni një projekt, të cilin e keni nisur shumë kohë më parë.

Binjaket

Do të ndiheni mirë nga mbështetja që do t’ju japin njerëzit përreth jush. Miqtë do t’ju ndriçojnë ditën, pasi do të planifikojnë diçka shumë interesante në mbrëmje. Dëgjoni këshillat e tjerëve, nëse nuk doni të gaboni sot.

Gaforrja

Nëse tregoheni neglizhent do të përballeni më pas me disa probleme. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes suaj. Ambienti në punë do të ndryshojë, duke iu bërë të ndiheni shumë mirë.

Luani

Duhet të ndaloni duhanin dhe të kryeni sa më shumë ushtrime fizike. Do të përfshiheni në një situatë që do t’ju sjellë të ardhura. Është koha e duhur që të ndryshoni sjelljen dominante në familje. Përkundrazi, duhet të flisni me familjarët dhe të ndani shqetësimet tuaja. Nëse doni që të mos grindeni sot me bashkëshortin/bashkëshortin përpiquni të kontrolloni fjalët.

Virgjeresha

Është koha e duhur për t’u qetësuar. Meditimi dhe joga do t’ju ndihmojnë shumë për gjendjen tuaj psikologjike. Do të bëni mirë nëse vizitoni të afërmit tuaj. Është dita juaj me fat për dërguar CV-në dhe për të aplikuar në një vend të ri pune.

Peshorja

Mos shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur të impresiononi të tjerët. Mungesa e komunikimit me një person që ju e konsideroni të rëndësishëm, do t’ju mërzisë shumë. Është momenti për të kujtuar disa kohë të vjetra me miqtë tuaj. Partneri/partnerja juaj do të tregohet më romantik se kurrë.

Akrepi

Përpiquni të bëni sa më shumë ushtrime fizike pasi do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Partneri/partnerja juaj do të jetë i irrituar sot, çfarë do t’ju shqetësojë edhe ju. Pritshmëritë e mëdha në jetën bashkëshortore do t’ju çojnë drejt trishtimit.

Shigjetari

Vështirësitë me të cilat do të përballeni gjatë ditës së sotme, do t’ju bëjnë të ndiheni i dobët. Koha e duhur për të kryer disa transaksione financiare. Do të jeni pjesë e një projekti të madh që të fitojë vlerësimin tuaj. Do të kryeni një bisedë romantike me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Bricjapi

Do të përballeni me disa probleme shëndetësore. Do të fitoni mjaftueshëm para sot, por rritja e shpenzimeve do të bëjë të mos kurseni. Përpjekjet për të përmirësuar look-un do të rezultojnë të suksesshme.

Ujori

Ndjekja e hobit tuaj do t’ju bëjë të relaksoheni. Do të kaloni një ditë të qetë me familjarët tuaj. Qëndroni larg thashethemeve dhe punoni për disa projekte të rëndësishme. Do të kaloni një ditë të këndshme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, ku do të mbizotërojnë puthjet dhe përqafimet.

Peshqit

Përpiquni të relaksoheni për të fituar energjinë e humbur. Duhet të kuptoni potencialin tuaj të vërtetë dhe të tregoni vullnet. Komunikoni sa më shumë partnerin/partneren tuaj që të zgjidhni mosmarrëveshjet dhe ndryshimet mes jush.