MENU
klinika

Ja çfarë u diskutua

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi tre projektligje

10.09.2019 - 19:44

Komisioni për Politikën e Jashtme, miratoi sot tre projektligje. Për të folur rreth projektligjit ”Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane, Strasburg 22.VII.1964, tekst i ndryshuar në përputhje me dispozitat e protokollit të konventës (EST nr.134)”,  e ftuar ishte Mira Rakacolli, zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë, si edhe specialistë të tjerë të kësaj ministrie.

Rakacolli në fjalën e saj theksoi rëndësinë dhe prioritetet që ka aderimi i Republikës së Shqipërisë në Konventën për përpunimin e Farmakopesë Europiane, në sigurimin e standardeve për kontrollin e cilësisë së barnave. Relatorja e këtij projektligji, Eglantina Gjermeni shprehu bindjen se aderimi i Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Europiane, do të ndikojë pozitivisht në tregun farmaceutik në Republikën e Shqipërisë. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan projektligjin në fjalë.

Për projektligjin tjetër, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit, për transportin detar”, i ftuar në prezantimin e tij në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme ishte Artan Shkreli, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fjalën e tij, Shkreli, u shpreh se, “kjo marrëveshje bazohet në konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin e detit si dhe në konventa të tjera ndërkombëtare, për sigurinë e transportit detar, lehtësimin e transportit detar ndërkombëtar, kushtet e jetës dhe të punës së detarëve, transportin e mallrave të rrezikshme dhe mbrojtjen e mjedisit detar”. Relatori Andrea Marto dha dakordësinë e tij për këtë projektligj dhe komisioni vijoi me miratimin e tij.

Për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë” e pranishme ishte Dajna Sorensen, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Sorensen, tha se kjo marrëveshje është një proces i koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore midis dy vendeve. Relatori i projektligjit Ervin Bushati, duke theksuar rëndësinë që ka kjo marrëveshje për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada, dha mbështetjen e tij për projektligjin, i cili u miratua më pas nga komisioni. 

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!