MENU
klinika

Ekstradohet nga Danimarka autori

Vrasja mafioze e “Nardit të Thethit” në Shkodër

13.09.2019 - 08:43

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dënuar për vrasjen e Nard Polisë, i njohur si Nardit i Bujtinave. Mësohet se në pranga ka rënë, K.S, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Sakaq, Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën “Arrest me burg” për K.S.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.