14.09.2019 - 14:10
Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative të Kaçinarit të Mirditës kanë dalë sërish për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në zonën e tyre.
Ndryshe nga protesta të tjera sot kanë dalë më shumë banorë për t’i thënë jo ndërtimit të HEC-eve pasi sipas tyre ndërtimi sjell dëme mjaft të mëdha në zonë.
Protesta është monitoruar nga forca të shumta policie për të shmangur konfrontimet e banorëve me përfaqësues të firmës që do të ndërtojë HEC-et.