Poeti i njohur Jorgo Papingji ishte së fundi i pranishëm në koncertin e Aurela Gaçes, që u mbajt te Amfiteatri i Liqenit të Tiranës më 18 shtator.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila publikoi një foto me mjeshtrin e madh dhe tekstshkruesin e mbi 4000 vargjeve të këngëve të njohura.
Ja çfarë shkruan Aurela për mjeshtrin e madh të muzikës shqiptare:
“Jorgo Papingji . Ky është njeriu që shkroi kaq shumë për mua.
Ai ishte i pakëz i pamundur, por erdhi në koncert.
Erdhi e në fund më tha – më shërove. Shpirtërisht shpresoj të ketë marrë nga ajo natë ku këndova gjithë këngët #poezitë -tekstet që shkroi .
Këngët që ju këndoni sot me mua mbas 20 e kusur vitesh ##S’jamTribu , Jetoj, #kuposhkonkjobotë ,#cimica #nukmjafton e shumë shumë të tjera që kanë mbushur albumet e mia të atyre viteve e të gjitha me muziken e Adrian Hiles. Si të mos jem mirënjohëse?”.