MENU
klinika

Frymëzim i krimit në këto 30 vite!

Braçe shpërthen ndaj PD-së: Jeni vrasës publik!

05.10.2019 - 13:46

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij zëvendëskryeministri Erion Braçe, teksa sulmonte Partinë Demokratike në lidhje me akuzat e kësaj të fundit pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Në një deklaratë për mediat, Braçe akuzoi drejtuesit e selisë blu se kanë folur me personazhet e kësaj çështje, ku u përfshi edhe prokurori Arian Ndoi.

Socialisti duke iu përgjigjur sulmit të PD-së tha se opozita është frymëzim dhe fole e krimit.

“Disa fjalë për partinë e këtij sistemi të vjetër, sistemi kriminal, për PD. Ju nuk keni turp. Jeni tërësisht të paturp. Ato që di unë për udhëheqësit tuaj që kanë folur me personazhet e kësaj çështje, do e flas në ditët në vijim. Ju nuk keni turp. Ju keni thjesht propagandë politike dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Veçanërisht në raste si ky. Për ju jeta e njeriut nuk vlen. Liria e garantuar nga ju merret me pushkë, siç e keni marrë nga ‘92, ‘97 e këtu në Bulevard si vrasës banal. Por mund të merret edhe me burg, pasi e keni bërë sport. I keni dhënë imunitet kriminelit në sistemin e drejtësisë, që kanë rrënuar themelet.

Ju jeni foleja ku kanë lindur dhe u rritën këta gjykatës që kanë kafshuar njerëz të zakonshëm, pasi politikanët s’kanë shkuar kurrë atje (qesh me ironi). Po kurrë juve, që keni vjedhur dhe keni vrarë publikisht në këtë vend. Ashtu si fashizmi që ka pushtuar në këtë vend.

Ju jeni frymëzimi i krimit në këtë 30-vjeçar dhe frymëzimi i tij. E kam ditur shumë heqë. Di gjithçka që keni komunikuar me personazhet e kësaj historie, që flasin e flasin. Që nga e hëna e javës tjetër do ja ve këto dokumente organeve kompetente”, tha Braçe.