MENU
klinika

Pritja që i dha 3 pikët ekipit

Thomas Strakosha, heroi modest i Lazios

17.09.2018 - 15:16

Sërish heroi i ndeshjes. Lazio po fitonte 1-0 në transfertë dhe një pritje instiktive e Thomas Strakoshës, aq sa edhe spektakolare, me këmbë, përballë Caputos, në minutën e 95-të, i ka dhënë 3 pikët e merituara ekipit kryeqytetas.

Duhen parë planet e fundndeshjes Empoli-Lazio për ta besuar se çfarë ka pritur Strakosha, ku “gardiani” shqiptar shpëtoi në të paktën dy momente deçizive skuadrën e tij, por sidomos në sekondat e fundit u materializua në hero.

“Duhet të pësojmë më pak se vjet”, – u shpreh portieri 23-vjeçar pas fitores në “Castellani”, duke ditur se ndoshta do të jetë e vështirë që të përsëriten ato 123 golat e realizuar në total në të gjitha kompeticionet sezonin e shkuar.

Megjithatë, Thomas nuk është i ri në pritjet spektakolare, sidomos në epilogun e ndeshjeve. Pritja ndaj Caputos në ndeshjen e ditës së diel përballë Empolit i shtohet penalltisë së neutralizuar përballë Dybala në “Allianz Stadium”, sezonin e shkuar. Lazio i gëzohet trepikëshit, por edhe faktit që porta ka një “engjëll mbrojtës”.

strakosha
strakosha

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin