Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, por para se të lagohej ka replikuar me drejtuesin.
Rama e ka pyetur atë se përse nuk zgjodhën një grua ta moderonte por e modern ai, ndërsa ky i fundit e mori me sportivitet dhe iu përgjigj se është kandidat i përzgjedhur.
Biseda:
Rama: Kam një pyetje, pse të zgjodhën ty të moderoni dhe jo një grua?
Drejtuesi i forumit: Po pyetje me vend, unë u prezantova në fakt në fillim.
Rama: Domethënë u je imponuar këtyre?
Drejtuesi i forumit: Unë jam një lloj kandidati i përzgjedhur, le ta themi kështu.
Rama: Po mirë mirë të gjitha janë ulur e ti në këmbë
Drejtuesi i Forumit: Duhet kështu ma do puna. Edhe njëherë ju falenderoj, mund të ktheheni në vendet tuaja