MENU
klinika

Humb çështjen

Apeli rrëzon prokurorin e Durrësit, rikthen në detyrë zv. drejtoreshën e Kadastrës

10.10.2019 - 18:16

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja humb çështjen e parë në kadastrën e Durrësit. Pasi u akuzua se kishte nisur një çështje pa u mbështetur në fakte mbi drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula, Gjykata e Apelit i ka rrëzuar edhe pretendimet ndaj nëndrejtoreshës Lusiana Kola e cila tashmë duhet të rikthehet në detyrë.

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja (ne foto) ka humbur çështjen për situatën në kadastrën e qytetit bregdetar. Vetëm një javë pasi u akuzua se kishte nisur një padi të padrejtë ndaj ish drejtorit të hipotekës Liridon Pula, Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të rrëzojë dosjen në ngarkim të zv/drejtoreshës Lusiena Kola. Madje në vendimin e marrë këtë të enjte nga Apeli thuhet se ajo duhet të rikthehet në detyrë.

Gjykata ka pohuar se pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja mbi çështjen në fjalë, janë të pabazuara në ligje e prova.

Kola akuzohet se kishte shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet. Edhe në atë kohë mbrojtësit u shprehen se pretendimet ishin të padrejta.

Ndoja u akuzua dhe në kuvend prej kryeministrit Rama për nisjen e hetimeve pas një kallëzimi anonim dhe pa u mbështetur në prova.

Pavarësisht kësaj Gjykata vendosi të lërë në burg ish drejtorin e Hipotekës Liridon Pula.

Duket se ky është rasti i parë për situatën në Durrës, ku prokurorit Ndoja i hidhen poshtë pretendimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Specialistët në terren

Kadastra Durrës fluks regjistrimesh


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!