11.10.2019 - 11:07
Paraditen e sotme Komisioni Venecias mblidhet në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar draft-opinionin në lidhje me presidentin Ilir Meta.
Mazhoranca përfaqësohet nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, kreu Komisionit Hetimor Parlamentar dhe anëtarja e këtij komisioni, Klotilda Ferhati.
Presidenti Meta nuk ka shkuar në “Venecia”.
Presidenca, në Strasburg përfaqësohet nga shefi kabinetit, Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali.