MENU
klinika

Krimet shqiptare

Lleshaj i kthehet Holandës: Nuk jemi gogol!

11.10.2019 - 16:38

Holanda është një nga vendet më skeptike ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE dhe për këtë pretekst kryesor ka parashtruar krimin shqiptar atje.

Por Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, thotë se krimi shqiptar nuk është gogol i rrezikshëm për Holandën, pasi niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë me pasaportë shqiptare është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë.

Dhe si i tillë, Lleshaj është optimist se politikanët holandez do të rishikojnë qëndrimin e tyre deri në mbledhjen e Këshillit të Europës.

Procesi është në rrugë të mbarë.Shumica dërmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht që ka pasur njëfarë skepticizmi nga Holanda dhe Franca, skepticizëm që ne përpiqemi ta kuptojmë.

Por Shqipëria për hir të vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj.Nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por kemi bërë gjithçka për të plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE. Në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare. 

Por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet ntga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë, të cilët janë në pikëpamje numerike më të vegjël se Shqipëria. Nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, këtë e dinë dhe politikanët holandeze dhe besoj se edhe në vendimet e tyre të ardhshme do të reflektohet ky fakt.’- tha Lleshaj.