Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZhBR) ka vijuar takimet me fermerët dhe sipërmarrësit ruralë në Dibër.
Takimi me fermerët e Dibrës vjen në kuadër të mbështetjes përmes fondeve IPARD II, thirrja e dytë.
Takimi kishte qëllim për të informuar fermerët rreth programit dhe kritereve të përfitimit, me qëllim përfitimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe Qeveria shqiptare.
Sipas njoftimit të AZhBR, “fermerët e kësaj zone kanë interes për prodhimin e frutave, si dhe produkteve të blegtorisë, por edhe për turizmin rural, agropërpunimin dhe grumbullimin e prodhimit bujqësor”.
“Ky rajon ka një klimë të favorshme, shumëllojshmëri varietetesh, veçanërisht të mollës, që janë potenciale investuese, për të patur një ekonomi rajonale të qëndrueshme.
Në këtë takim fermerët e Dibrës shprehën interes të veçantë për masën 3 të programit IPARD II, e cila subvencionon modernizimin e përpunimit të frutave, si fabrika prodhimi për lëngjet dhe konservimin, gjithashtu dhe ngritjen e bujtinave për turizmin në fshat”, njofton AZhBR.