MENU
klinika

Kultura që komunikojnë

Arti i tekstilit bën bashkë artistët e huaj

18.09.2018 - 15:25

Për shumë qytete në Shqipëri sezoni turistik tashmë mund të konsiderohet i mbyllur, por jo e njëjta gjë mund të thuhet për Gjirokastrën. Një tjetër aktivitet ka marrë jetë në pazarin karakteristik ku mbi 20 të rinj nga vende të ndryshme të Europës po shpalosin talentin e tyre nëpërmjet krijmtarisë së tyre.

“Qellimi është përshtatja e tekstilit të Sardenjës me atë të Shqipërisë. E më mirë se në këtë qytet kjo nuk mund të ndodhë” tregon për Konica.al Laura, një artiste e mbërritur nga Italia.

Edvin Lamce, koordinator i këtij aktiviteti shprehet se ky organizim shërben edhe si njohje e kulturës mes komuniteteve të Europës.

“Ka ngjallur mjaft interes sidomos tek turistët e huaj të cilët edhe gjatë këtyre ditëve janë të shumtë në Gjirokastër, ndërsa eksperienca po shkëmbehet edhe mes vetë artistëve.

Ky aktivitete që vjen nën moton “Bashkë” është shoqëruar edhe nga “Panairi i Dytë” i kulinarisë dhe është organizuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Bashkinë e Qytetit.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fest-Brum në Gjirokastër

Gatimet e brumit nga duart e amvisave