MENU
klinika

Bisedat midis tyre

Lu takon Arta Markun para largimit të tij

18.09.2018 - 18:19

Ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, para se të largohet ng Shqipëria, ka zgjedhur të zhvillojë një takim me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, ku midis tyre ishte e pranishme edhe zv/ambasadorja e re Leyla Moses-Ones.

Takimi është bërë publik nga zyra e shtypit të prokurores Marku.

Siç thuhet nga zyra e shtypit rëndësi ju është dhënë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis institucioneve të dy vendeve.

“Prokurori i Përgjithshëm dhe zyrtarët amerikanë theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara”.

takimi konica.al

Ambasadori Lu ka vlerësuar maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, në një periudhë të rëndësishme për zbatimin e legjislacionit të ri të reformës në drejtësi.

Nga ana tjetër prokurorja e përgjithshme i uroi punë të mbarë zotit Lu në detyrën e re dhe çmoi rolin e tij dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për promovimin, hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Duke vijuar më tej, Marku i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zëvendësambasadores së re znj. Leyla Moses-Ones, si dhe theksoi vendosmërinë për thellimin e punës së përbashkët për të ardhmen, në luftë kundër kriminalitetit.