Fermerët e fshatit Goriçaj në Lushnje, të detyruar po flakin prodhimet e tyre bujqësore për shkak të mungesës së një tregu.
Ata shprehen se ndihen të braktisur dhe të pamundur ekonomikisht të përballojnë mbjelljet e sezonit të ardhshëm.
Të gjendur përballë mungesës së një tregu, fermerët e fshatit Goriçaj në Lushnje po “flakin tutje” prodhimet bujqësore si domatja dhe trangulli.
Ata e kanë të pamundur ekonomikisht të përballojnë tashmë mbjelljet e sezonit të ardhshëm, pasi sipas tyre çdo gjë që ata kishin investuar ka shkuar dëm.
Ndërsa shtojnë se edhe për flakjen e tonelatave prodhime duhet të shpenzojnë, pasi duhen punëtorë.
Fermerët shprehen se e vetmja zgjidhje është groposja e prodhimeve, e cila gjithashtu kushton.
Në Goriçaj kultivohen rreth 60 hektarë në sera ndaj njihet ndryshe edhe si fshati I serave.