“Thumb On” është emisioni i cili do të startojë ditën e dielë dhe pjesë e puntatës së parë ka qënë Rezarta Shkurta.
Në fakt këngëtarja ka rënë pre e një kamere të fshehtë dhe ka qënë po ajo që ka shpërndarë dhe videon-promo të emisionit, ku shfaqet në një situatë të sikletshme në të cilën mendon se bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, e ka tradhëtuar.
Ajo dëgjohet teksa merr bashkëshortin në telefon për t’i kërkuar llogari dhe biseda rrjedh kështu:
“Për sa mund të vish se dua të flasim çik. Hajde se po të pres”
“Ku ishe pardje ti? Ishe me Landin apo me Landën”.
Të kishin bërë foto. Ermal Hoxha s’je në rregull më duket. Të ka fluturuar tepeleku. Pra ti po shqetësohesh që të ruaj unë imazhin ***”, thotë Rezarta me tone të larta.
Vazhdimin e bisedës na mbetet ta mësojmë të dielën në “Thumb on”.