MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 11

Partizani “zbërthen” Luftëtarin në dy minuta

03.11.2019 - 18:51

U duk një fitore e lehtë për Partizanin në javën e 11-të ndaj Luftëtarit, por të kuqtë janë cliruar vetëm në mesin e pjesës së dytë. Të Kuqtë kanë fituar 2-0, duke marrë të vetëm kreun e klasifikimit.

Kampionët kanë vuajtur në pjesën e parë, madje kanë qenë miqtë ata që mund të kishin shënuar, por Rapo humbi penalltinë. Portieri Hoxha e pret dhe shpëton ekipin e tij.

Për të ardhur në 54’ të pjesës së dytë, ku pas harkimit në zonë, Çinari nuk fal me kokë. Një minutë më pas është Asani që merr penallti. Nga pika e bardhë gjuan vetë Asani dhe 2-0.

Janë minuta të mirë për Partizanin, që mund të kishte shënuar edhe golin e tretë. Më pas gjirokastritët mundohen të futen në lojë me një gol, por nuk ia dalin.

Partizani-Luftëtari 2-0

54′ Çinari, 56′ (p) Asani

Partizani: Hoxha, Bitri (46′ Asani), Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Kordeiro, Mala, Broja (46′ Romero), Çinari, Bardhi (71′ Telushi). Trajner: Franco Lerda.

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj (83′ Puci), Qato, Açka (61′ Vient), Rapo, Hyseni (57′ Renja), Dragoshi, Lika, Dushkaj. Trajner: Jorgos Marantas.

Kartonw tw verdhw: Idrizaj / Rapo, Dragoshi

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Andi Koçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon