MENU
klinika

Debati për Teatrin e ri

Teatri/ Opozita letër Ruçit: Të miratohet dekreti i Presidentit

19.09.2018 - 16:49

Opozita ka kërkuar rrëzimin e ligjit të modifikuar të Teatrit Kombëtar.

Kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kuvendit Gramoz Ruci që të mos pranojë nesër në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar.

Në letrën që mban format e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit kërkohet që nesër të votohet vetëm dekreti i Presidentit Meta ‘pro’ që e rrëzon ligjin, por jo variantin e ri me ndryshimet që ka propozuar shumica dhe që kaloi dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.