06.11.2019 - 09:29
Era e fortë, dallgët e larta dhe forca e detit të trazuar nga era ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të pezullojë sërish udhëtimin.
“St’Damian”, trageti i kësaj linje ishte parashikuar të nisej nga Brindisi rreth orës 22:00 të së martës për të mbërritur në Vlorë rreth orës 7:30 minuta.
Momentalisht trageti ndodhet i ankoruar në Brindisi dhe njoftimet nga kompania Eurofeirres bëjnë me dije se trageti do të niset të mërkurën rreth orës 22:00 nga Brindisi për të mbërritur në Vlorë ditën e enjte në orën 7:30 minuta të mëngjesit.