Ky është vizioni afatgjatë për Musk dhe kompaninë e tij të teknologjisë hapësinore – për t’i bërë njerëzit një “specie ndërplanetare”.
Afati kohor për të cilin diskutoi Musk, duke iu përgjigjur fansave në Twitter, mund të jetë tepër mbresëlënës ose tepër ambicioz, në varësi të perspektivës tuaj, shkruan TechCrunch.
Por për ta bërë “Qytetin e vetëqëndrueshëm në Mars” realitet, deklaroi Musk, SpaceX do të duhet të ndërtojë dhe fluturojë rreth 1.000 anije kozmike sipas vlerësimeve të tij, të cilat do të duhet të transportojnë ngarkesa, infrastrukturë dhe ekuipazh në Mars, në një afat kohor prej rreth 20 vitesh, pasi shtrirja planetare lejon vetëm një fluturim në Mars, çdo dy vjet.
Musk thekson se nëse mirren të gjitha anijet anësore që mbajnë ngarkesën në veprim, kapaciteti i përgjithshëm i ngarkesës është vetëm 500 ton në vit – me raketa të serive Falcon nga vetë SpaceX që përbëjnë rreth gjysmën e tyre.
Gjithashtu, Musk parashikon një të ardhme ku hapësira orbitale është një vend shumë i ngarkuar dhe një terren për transferimin e ngarkesave orbitale dhe karburante, pasi fluturaket e hënës dhe ato të lidhura me Marsin janë të gatshme për udhëtimin e jashtëm.
Sigurisht, për të vendosur një qytet të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Mars, së pari duhet të arrijmë atje. Ka edhe një hap tjetër tani e tutje, i cili po “zbret” astronautët përsëri në Hënë. NASA e ka vendosur vitin 2024 si synimin e tyre për atë moment historik, dhe SpaceX ka thënë se shpreson të zbarkojë ‘Starship’ atje deri në vitin 2022, për të ndihmuar në fazën përgatitore.
Sipas TechCrunch, në të kaluarën, Musk ka diskutuar misionin e Marsit gjithashtu për realizim deri në vitin 2024, por ky synim duket i pa-arritshëm, nga ku qëndrojnë zhvillimet sot.
Ndryshe, ky “paralajmërim” i kompanisë së udhëhequr po nga Musk, nuk është se duket shumë ambicioz, duke pasur parasysh natyrë e shefit të saj. Ai siç edhe dihet ka “prezantuar” disa projekte ambicioze.
Dhe ndonëse jo e nivelit maksimal, së fundmi kjo kompani ka njoftuar për një projekt që nuk ka të bëjë me jetën në Mars apo Hënë, por në Tokë – dhë kësaj radhe jo për vetura. Bëhet fjalë për versionin më të ri të “pllakave diellore për çati” të kompanisë, të cilën Muska i quajti “çatia me xham diellor”. Kostoja e parashikuar e një “çatie diellore” prej 2.000 metra katrorë është 33.950 dollarë, sipas Tesla.
Për fund mund të konkludojmë se synimet e tij, edhe pse jo modeste, i kanë sjellur edhe rezultate.Ai llogaritet një nga njerëzit e teknologjisë më të pasur në botë, pasuria e të cilit ka shënuar rritje edhe gjate këtij viti. Kështu, vlera totale neto e kompanisë së tij llogaritet 25.8 miliardë dollarë, edhe pse Musk deklaroi së fundmi se ai nuk ka shumë para.