MENU
klinika

Fshatrat dhe tokat bujqësore...

Rrogozhina rrezikon të përmbytet!

11.11.2019 - 21:07

Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Rrogozhinës rrezikojnë të përmbyten.

Shiu i ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm prurjet e lumit shkumbin duke kërcënuar edhe dhjetra hektarë tokë bujqësore një pjesë e të cilave janë nën ujë.

Në hyrje të stinës së dimrit dhe dëmtimet e argjinaturës ekzistuese të lumit Shkumbin kanë sjellë frikë tek banorët se ata do të përmbyten sërish, ashtu si edhe në vitet e kaluara.

Sipas tyre gërmimet e shumta për të marrë rërë dhe zhavorr nga shtrati i lumit e kanë devijuar rrjedhjën e tij duke marrë me vetë dhjetra hektarë tokë bujqësore dhe kërcënojnë një tjetër pjesë të konsiderueshme. Rrjedha e lumit vazhdon çdo ditë të marrë me vehte disa metra duke zgjeruar edhe shtatin e tij.

Nga ana tjetër mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatrat Gosë e Vogël, Vilë Bashtovë, Ballaj dhe Greth janë një tjetër shqetësim për banorët.
Sipas tyre mungesa e pastrimit të këtyre kanaleve në brendësi të tokave pengon largimit e ujit duke i lënë nën ujë të mbjellat e tyre për ditë të tëra.

Kjo ka bërë që puna dhe lodhja e tyre të shkojë kot, pasi prodhimet bujqësore janë kalbur ende pa i vjelur, duke shkaktuar tek ata dëme të mëdha ekonomike.

Për të gjitha këto fshatra bujqësia është i vetmi mjet jetese, ndërsa vështirësitë e shumta po i detyrojnë ata të lënë një pjesë të madhe të tyre djerrë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier