Champions League i ka lënë vendin Europa League, ku janë shumë emra që spikasin në këtë eviniment, duke filluar me Chelsea, Milan, Lazio e mjaft ekipe të tjera prestigjoze. Chelsea e ka nisur me sukses, teksa ka mposhtur PAOK me rezultatin 1-0.
Ishte një ndeshje e kontrolluar nga miqtë që kishin udhëtuar nga Anglia me një objektiv të vetëm: fitoren. Dhe u duk sikur do të kishte një goleadë në stadiumin Toumba të Thessaloniki-t, pasi Blutë zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 7’ me Willian.
Dhe nëse lojtarët ofensivë të Chelsea-t si Pedro apo Morata do të ishin treguar më të saktë, rezultati mund të ishte trefishuar që në pjesën e parë. Pas pushimit situata nuk ndryshoi, Chelsea ruajti kontrollin e ndeshjes por nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e tjera të krijuara për të vulosur para kohe fitoren, diçka që me siguri nuk do t’i ketë pëlqyer Sarri-t.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të orës 18:55, Akhisar Genclik është mposhtur brenda nga Krasnodar me rezultatin 1-0. Besiktas ka bindur 3-1 me Sarpborg 08, ndërsa Dinamo Kievit ka shpërdoruar në fund fitoren ndaj Astana-s, teksa ndeshja u mbyll 2-2.
Geng ka bërë detyrën ndaj Malmo, duke triumfuar 2-0. Lazio fiton 2-1 me një gol në minutat e fundit. Marseille nuk ka shfrytëzuar superioritetin numerik ndaj Frankfirt teksa është mposhtur 2-1 në fund.
MOL Vidi humbet brenda 2-0 ndaj BATE. Rapid Vienna ka triumfuar 2-0 ndaj rusëve të Spartak Moscoë. Rennes mposht 2-1 Jablonec ndërsa Sevilla ka shpartalluar 5-1 St. Liege, por Villarreal ka ngecur në shtëpi ndaj Rangers me rezultatin 2-2. Eros Grezda ka qenë në stol i gatshëm, por nuk ka luajtur.