21.11.2019 - 18:50
Në media, prej shumë kohësh qarkulloi lajmi se Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti i saj, derisa erdhi konfirmimi i vetë aktores.
Gjatë një interviste për “Wake Up” Rudina tregoi se ajo dhe bashkëshorti janë në proçes divorci që prej muajit qershor. Ndërsa përflitet se aktorja ka nisur, një lidhje me një ish-deputetin.
Së bashku Rudina dhe Aleksandri kanë një vajzë të quajtur Viktoria e gjatë kësaj kohe e vogla është rritur sërish me të njëjtën dashuri e përkujdesje nga dy palët.
Aktorja ka publikuar në Instastory një foto me Aleksandrin për të cilin shkruan: “Aleksi çun beqar”.