Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të alokojë urgjentisht fondet për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntorit në zonat rurale.
Duke folur nga Lezha, Basha tha se banorët janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme apo jo.
“Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara.
Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet”– tha Basha.