MENU
klinika

Gjirokastër

Aksident i rëndë automobilistik, vdes 17-vjeçari

14.12.2019 - 08:42

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia thanë se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë