Këngëtarja nga Kosova Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, Fifi, prej kohësh përflitet për një lidhje të mundshme me këngëtarin Flori Mumajesi.
Thashethemet janë shtuar pasi edhe dyshja nuk kanë dhënë një konfirmim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media.
Por ndërkohë, për një nga projektet e fundit të saj “Marova” të gjithë po mendonim se është dedikim gjë që e zbuloi më në fund vet këngëtarja. Në rubrikën atraktive “Ndaje ose Haje”, tek “Shiko kush luan” Fifi u pyet nëse kënga “Marova” është dedikim për dikë apo jo.
“Është dedikim për dikë, sigurisht”, u shpreh Fifi, por nuk ka preferuar ta zbulojë me emër. Gjithsesi ajo tregoi se “Xh” është iniciali i emrit.
Me këtë këngë Fifi ishte pjesëmarrëse në festivalin muzikor “Kënga Magjike 2019”, nga i cili u rendit në vendin e dytë pas Eneda Tarifës me “Ma zgjat dorën”.
“Marova” ishte një nga projektet më të votuara nga publiku që tashmë ka kaluar shifrën e 4.7 milionë klikimeve në YouTube.