MENU
klinika

Horoskopi, 20 Dhjetor 2019

Dashi

Mos u largoni nga rruga juaj, sidomos në fushën e dashurisë. Nëse jeni pranë dikujt, por nuk jeni lidhur ende, nuk është dita e duhur për të marrë ndonjë vendim të caktuar. Mendoni si të veproni me maturi për ecurinë e lidhjes në vijim.

Demi

Do të ndiheni të çuditshëm sot. Do të jetë e nevojshme të qëndroni pak kohë vetëm. Gjatë gjithë javës keni qëndruar të rrethuar nga njerëz të shumtë. Është momenti t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

Binjaket

Sot do të jeni të fokusuar kudo, përveç punës. Do të frymëzoheni nga gjëra të reja. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë dhe do të kaloni një ditë mjaft të mirë. Sa i përket dashurisë, do të jetë një ndër ditët tuaja më të mira.

Gaforrja

Të gjithë e dinë sesa shumë jeni të lidhur me familjen tuaj dhe sesa shumë i doni miqtë e afërt. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

Luani

Sot do të befasoheni nga veprimet tuaja. Do të përfshiheni në disa çështje që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Virgjeresha

Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Çfarëdo gjëje që do të zgjidhni të bëni sot, do të argëtoheni pafund. Sa i përket marrëdhënies në çift, po përjetoni momentet më të bukura të lidhjes suaj.

Peshorja

Shumë persona ju konsiderojnë misteriozë. Disa prej tyre do të përpiqen të kuptojnë më shumë prej jush. Përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe do të mund të përfundoni ato çfarë keni planifikuar.

Akrepi

Do të zgjoheni plot energji. Do të jeni aktiv si në aspektin personal, ashtu edhe atë profesional. Ekziston mundësia të jeni ideatori i një aktiviteti mes miqsh, gjë që do të pritet me shumë kënaqësi.

Shigjetari

Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër. Do të keni dëshirë të meditoni ose të bëni joga. Shpenzoni kohë duke u kujdesur për veten dhe harrojini për disa momente çështjet që mund t’ju shqetësojnë.

Bricjapi

Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë të ngrohtë me një person që ju e preferoni shumë.

Ujori

Disa rrethana të pashmangshme mund t’ju përballin me probleme. Megjithatë, ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin sot një vendim të rëndësishëm. Ndërsa të lindurit e kësaj shenje që janë çift, ka gjasa të përjetojnë momente të veçanta.

Peshqit

Ka gjasa të kaloni një ditë të qetë me familjen tuaj. Nëse disa persona në punë ju bëjnë të ndiheni keq, zgjidhja më e mirë është t’i shmangni ata. Mos i kushtoni rënësi gjithçkaje që mund të flitet përreth.