Njihen që nga fëmijëria, dhe mund të ishin dy mike të shkëlqyera, por pas hyrjes në industrinë e muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa vështirë se kanë patur marrëdhënie të mira.
Të dyja artistet e kanë pranuar në prononcimet e rralla për njëra-tjetrën se prindërit e tyre njiheshin. Para se të transferoheshin në Londër, të dyja artistet ndiqnin shkollën e teatrit për të rinj, kështu të dyja kanë lindur në industrinë e personazheve të njohur të Kosovës.
Përtej marrëdhënieve të tyre sot, politikania dhe diplomatja e njohur kosovare, Vlora Çitaku ka postuar së fundmi një foto në Twitter, ku sipas saj në të cilën gjenden Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu, përkatësisht gjyshërit e Duas dhe Ritës, rreth vitit 1960.
“Kur: 1960; Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Shumë pak ata do të dinin që mbesat e tyre do të bëheshin super yje në mbarë globin. ❤️ DUA Lipa and RITA Ora ❤️❤️ @RitaOra @DUALIPA” shkruan Çitaku krahasa fotos.
Kujtojmë se, Besim Sahatçiu ka qenë një regjisor i njohur në Kosovë. Ai kishte bërë regjinë e disa shfaqjeve në teatër dhe kishte xhiruar disa emisione televizive.
Ndërkaq, Seit Lipa ishte historian në vitet e ’70-ta.
Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photography nga Nol Sahatçiu.