MENU
klinika

Detaje nga finalja e madhe

Çfarë pritet të ndodhë në Festivalin e RTSH-së?

22.12.2019 - 16:07

Sot është finalja e madhe e Festivalit të 58-të të RTSH-së. Mes 12 këngëtareve është emri i fituesit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Gara është e fortë, ka emocion duke qenë edhe live përpara një publiku të madh në sallë, por edhe atij që i ndjek nga shtëpia. Mirëpo, çfarë pritet të ndodhë?

Së pari, të gjithë besoj e dini se do të jenë dy të ftuara mjaft speciale që do të këndojnë nesër në finalen e madhe.

-E para është këngëtarja italiane e hitit “Bangkok”, Giusy Ferreri, e cila me siguri ka shumë adhurues shqiptarë që do të jenë në sallë për ta duatrokitur.

-E dyta është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Eleni Fouréira. Ajo ka përfaqësuar Qipron në Eurovizion, ndërkohë vjen në skenën e festivalit të RTSH-së për të kënduar shqip.

Mirëpo, një festival nuk do të kishte kuptim pa çmime. Në natën finale, do të nderohet një këngëtare e madhe e skenës shqiptare për afro 4 dekada. Ema Qazimi do të nderohet me çmim mirënjohjeje për kontributin e madh që i ka dhënë muzikës shqiptare ndër vite.

Ndërkohë edhe drejtuesja e këtij festivali të 58-të, Alketa Vejsiu ka përgatitur surpriza për natën finale. Monologët, risia e këtij festivali nuk do të mungojnë as nesër, prandaj mos e humbisni këtë natë. Siç i takon dhe kësaj mbrëmjeje të rëndësishme, Vejsiu ka zgjedhur 5 fustane nga stilisti Valdrin Sahiri dhe stilistja e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari. Për grimin, Alketa ka menduar të qëndrojë tek natyralja.

Ndërkohë, Post Festival me Eni Shehun, nuk duhet humbur. Për nesër në mbrëmje mos bëni plane, pasi keni shumçka për të parë në finalen e Festivalit të Këngës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare