MENU
klinika

Premtimi i saj

“Arilena nuk është faji yt”, Elvana- thumbon Mikaelën

24.12.2019 - 08:41

Pas polemikave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i parë i Elvana Gjatës pas Festivalit të 58.

Në një postim në instagram, këngëtarja teksa ka uruar Arilenën për fitore, ka falenderuar edhe fansat e saj shqiptarë e të huaj, që e kanë mbështetur që nga momenti kur u publikua kënga “Me Tana”.

Gjithashtu, ajo komentoi në mënyrë ironizuese edhe mënyrën e votimit të jurisë shqiptare.

“Dashni më fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ishte mesazhi ironizues i Elvanës ndaj anëtares së jurisisë që vendosi fatin e fitueses së ketij festivali.

Këngëtarja, shkrimin e saj e ka përmbyllur me një premtim ku thotë se mezi po pret të lançojë prejektet e tjera.